Brenda muajit gusht sinjalistika portuale do të jetë krejtësisht e plotësuar dhe rinovuar, falë një investimi prej 13 milion lek nga Autoriteti Portual.
Nga burimet e Drejtorisë së Zhvillimit, mësohet se firma fituese e tenderit, “RSM – Road Signs & Marking” po punon për rinovimin dhe plotësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në të gjitha akset rrugore të portit, veçanërisht nga hyrja nr 1 deri te rrethrrotullimi i urës së Dajlanit në dalje të portit.
Rritja e cilësisë dhe sigurisë së qarkullimit rrugor në territorin e portit dhe krijimi i lehtësirave për të gjithë operatorët portualë ka qenë një nga qëllimet e këtij investimi.
Disa muaj më parë në këtë kuadër u krye rikonstruksioni i rrugës nga dalja nr 2 te Terminali i udhëtarëve, me një investim prej 11.2 milion lek.