APD/ 16 jahte turistike janë bregëzuar në Portin më të madh të vendit gjatë muajit korrik/ 30.07.2021

Vizitori i kësaj të premteje në Portin e Durrësit është jahti turistik “Apostrophe”, i cili është bregëzuar mëngjesin e sotëm në molin nr.5.

Jahti me një gjatësi prej 39m, i cili lundron nën flamurin e ishujve Kajman ka lundruar nga porti i Lefkadas, Greqi, me destinacion të rradhës brigjet shqiptare.

Ndërkohë, vetëm gjatë muajit korrik 2021, kanë vizituar portin më të madh në vend 16 jahte turistike, ndër të cilët jahti “Planet Nine”, i cili përveçse një vizitor i shpeshtë në kalatat tona, vetëm gjatë muajit aktual është akostuar dy herë në Portin e Durrësit.