Gjatë katër muajve të parë të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim janë shfrytëzuar nga 160 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj.
Shifra është 1.481 udhëtarë më e lartë se sa e njejta periudhë e vitit të kaluar – mësohet nga të dhënat e sektorit të Statistikave në APD.
Gjatë së njejtës periudhë, tragetet kanë transportuar edhe 28.944 autovetura, si dhe 24.946 kamjonë dhe trajlerë gjithsej.
Numri i udhëtarëve shqiptarë që kanë preferuar tragetet arrin në afro 108 mijë, ndërsa ai i të huajve në 39.259 udhëtarë gjithsej.
Tragetet kanë kryer 308 lundrime vajtje-ardhje, duke transportuar njëkohësisht afro 296 mijë ton mallra me kamjonë dhe trajlerë. Shifrat janë më të larta se sa ato të periudhës janar-prill 2018.