
Brenda një jave nga porti i Durrësit janë nisur me tragete drejt porteve të Italisë 46.304 udhëtarë me 12.316 autovetura gjithsej, duke shënuar fillimin e kthimit masiv të bashkëatdhetarëve pas pushimeve të verës.
Nga të dhënat operative statistikore të APD, numri i udhëtarëve që mbërrijnë në Durrës tashmë është disa herë më i vogël, se sa ai i udhëtarëve që nisen me tragete.
Vetëm në periudhën 17-23 gusht 2018 kanë mbërritur me tragete 14.355 udhëtarë me 2.2.981 autovetura.
Numri i përgjithshëm i udhëtarëve dhe automjeteve të përpunuara brenda një jave arrin në 60.659 udhëtarë dhe 15.297 autovetura gjithsej.
Që nga fillimi i sezonit veror tragetet kryejnë 5-7 lundrime në ditë për të përballuar numrin e madh të udhëtarëve.
