Tre vende, Rusia, Turqia dhe Italia kryesojnë listën e shteteve të cilat gjatë vitit 2018 kanë shkëmbyer mallra me Shqipërinë nëpërmjet portit të Durrësit-mësohet nga statistikat e APD. Importet nga Rusia zenë 34 përqind të volumit të shkëmbimeve, ndërsa eksportet “made in Albania” i drejtohen kryesisht Maltës dhe Italisë, me përkatësisht 46 dhe 42 përqind.
Numri i përgjithshëm i vendeve të cilat kryejnë import-eksporte me anije dhe tragete nga Durrësi arrin në 20 dhe në këtë listë bëjnë pjesë edhe shtete si Ukraina, Franca, Spanja, Libia, SHBA, Izraeli, Tunizia, Egjipti, Bullgaria, Libani, etj.
Sektori i Statistikave në APD, bën me dije se 28 përqind e shkëmbimeve tregtare nga/drejt Durrësit me anije kryhen nga Rusia, ndërsa Turqia me 20 përqind dhe Italia me 11 përqind ndodhen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Në listën e import-eksporteve përmes Durrësit më pas vijnë Malta me 8 përqind dhe Greqia me 7 përqind.