APD: 2018, në portin e Durrësit u ankoruan 380 jahte turistike gjithsej

Gjatë vitit 2018 në portin e Durrësit janë ankoruar 380 jahte turistike – mësohet nga Sektori I Statistikave në APD.

Ndërsa numri i kroçerave gjatë të njejtit vit ka arritur në 14 gjithsej, jahtet që kanë zgjedhur portin më të madh të vendit tonë kanë qenë shumë më tepër se sa një vit më parë.

Nga 294 jahte turistikë që mbërritën në vitin 2017, vitin që lamë pas numri i tyre arriti në 380 jahte gjithsej.

Nga Sektori i Statistikave, mësohet se në Durrës gjatë vitit 2018 është ankoruar një numër i madh jahtesh me gjatësi nga 30-120 metra, përgjithësisht prodhime të viteve të fundit në kantiere të njohura të botës.

Përveç shërbimeve portuale, turistët dhe drejtuesit e jahteve kanë vizituar qendrat arkeologjike të qytetit tonë.

Koha e qëndrimit të jahteve turistike në kalatat 1-5 të Terminalit perëndimor shkon deri në një javë.