Gjatë vitit 2018 në portin e Durrësit, përveç mallrave të tjerë me anije dhe tragete, janë përpunuar 134.526 kontejnerë TEU gjithsej. Shifra është rreth 54 mijë njësi më shumë se sa në vitin 2011, kur janë përpunuar 80.744 kontejnerë TEU (njësi kontejnerike) gjithsej.
Sektori i Statistikave në APD vë në dijeni, se në të njejtën kohë është rritur edhe volumi i mallrave të import-eksportit me kontejnerë nga afro 1 milion e 60 mijë ton në vitin 2011 në rreth 1 milion e 502 mijë ton në vitin 2018.
Vitin e kaluar në Terminalin e kontejnerëve u përpunuan 67.140 kontejnerë nga importi dhe 67.368 të tjerë për eksport.