APD: 2019, përpunohen 25 anije me mbi 800 kontejnerë kuti secila

Në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit që nga fillimi i këtij viti janë ankoruar 25 anije, në të cilat janë përpunuar më shumë se sa 800 kontejnerë kuti për secilën. Këto janë anijet me numrin më të madh të kontejnerëve të përpunuar gjatë këtij viti..

Nga të dhënat operative të Autoritetit Portual, mësohet se nga gjithsej 129 anije, që janë akostuar në këtë Terminal në periudhën janar – gusht të këtij viti, 25 prej tyre kanë ngarkuar dhe shkarkuar nga 800 deri në 1600 kontejnerë – kuti  secila.

Sipas të dhënave operative portuale, anija nga e cila janë përpunuar më shumë kuti – kontejnerë është “MSC Namibia II”, nga e cila në qershor të këtij viti janë përpunuar gjithsej 1612 të tilla.

Që nga fillimi i këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit janë përpunuar 97,565 mijë kontejnerë TEU (njësi kontejnerike), ose rreth 6.800  kontejnerë TEU më shumë se sa në periudhën janar-gusht të vitit 2018.

k 55_copy_1
kont 2
k 57
k 58
img 1