APD: 404 jahte nga vende të ndryshme të Evropës në portin e Durrësit

404 jahte të regjistruar në porte të ndryshme të Evropës janë akostuar që nga fillimi i këtij viti në portin e Durrësit.

Ndërkaq, gjatë gjithë vitit 2018 numri i jahteve që vizituan Durrësin arriti në 380 gjithsej.

Jahtet e madhësive të ndryshme dhe me flamurë të vendeve si: Britani e Madhe, Francë, Norvegji, Islandë, Gjermani, Turqi, Maltë, etj. janë vendosur kryesisht në kalatën 4 të portit, të cilën drejtoria e APD këtë vit e sistemoi enkas për anijet turistike.

Në port nuk kanë munguar edhe jahtet nga vende të ndryshme të pellgut të Adriatikut dhe Jonit, si Italia, Kroacia, Greqia, etj.

Vetëm gjatë muajit shtator në portin më të madh të vendit kanë hyrë 57 jahte të cilat kanë qëndruar në Durrës në periudha nga 1-7 ditë.

Anijet turistike me gjatësi deri në 120 metra kanë marrë shërbimet portuale, ndërsa turistët dhe personeli kanë vizituar qytetin dhe qendrat muzeale dhe historike të tij.

j 1
j 2
j 3
yacht 4
j 4