APD/ 5 anije në proces përpunimi, priten 7 të tjera me po aq lloj mallrash/ 09 shtator 2020

Shtatë anije me po aq lloje mallrash të ndryshme pritet të mbërrijnë në portin e Durrësit gjatë ditëve të ardhshme.

Ndërkaq, në të tre Terminalet e mallrave vijon përpunimi i pesë anijeve me rreth 15,800 t mallra si çimento (eksport-import) e grurë, si dhe 350 konteinerë.

Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet se gjatë ditëve të ardhshme në tre Terminalet e përpunimit të malllrave pritet të akostohen shtatë anije me po aq mallra si çimento, grurë, skrap, llamarinë, hekur, melaminë dhe xhama, me një sasi të përgjithshme prej 23,300 t mallra.

Pjesa më e madhe e anijeve do të shkarkojnë mallra importi, porosi e biznesmenëve shqiptarë, ndërsa njëra prej tyre, “Grit Cement” do të ngarkojë 3,700 t çimento për eksport.