693 turistë nga 23 vende të ndryshme të botës pritet të mbërrijnë të dielën në portin e Durrësit.
Burime nga agjencia pritëse “Intermed Shiping”, bëjnë të ditur se kroçera “Seven Seas Voyager” do të sjellë në qytetin-port 517 turistë nga SHBA, si dhe të tjerë nga Australia (50), Anglia (32), nga Kanadaja (27), Afrika e Jugut, Spanja, Gjermania, Japonia, Uruguai, Meksika, Malajzia, etj.
Kroçera me gjatësi 206 metra do të ankorohet në kalatën 5 të portit dhe udhëtarët e saj do të kryejnë vizita të organizuara turistike në Durrës, Krujë, Tiranë dhe Berat.
Anija do të lundrojë gjatë natës nga Dubrovniku (Kroaci) drejt Durrësit, ndërsa pas qytetit tonë, të djelën në mbrëmje do të vijojë drejt Korfuzit, (Greqi).
Turi 1-javor i kroçerës “Seven Seas Voyager” ka nisur në Venecia dhe do të përfundojë në Çivitavechia, po në Itali.