APD 9 muaj 2018: Shkëmbimet e mallrave drejt / nga Durrësi në 68 porte të botës

Anijet me mallra që nisen ose mbërrijnë në Durrës kryejnë transporte me 68 porte të botës.

Sipas Sektorit të Statistikave në APD, gjatë periudhës janar – shtator 2018 anijet tregtare i janë drejtuar ose kanë mbërritur nga 68 porte ngarkim – shkarkimi në 21 vende të botës.

Numri më i madh i porteve me të cilat Durrësi ka patur marrëdhënie shkembimi me transport detar në këto 9 muaj i takon Turqisë, me 18 porte ku ndalojnë anije mallrash që mbërrijnë nga Durrësi ose që nisen drejt Durrësit.

Italia me 9 porte zë vendin e dytë për nga numri i porteve për marrëdhëniet e transportit detar me Durrësin, ndërsa Rusia dhe Greqia shkëmbejnë mallra me Durrësin nëpërmjet përkatësisht 7 dhe 5 porteve.

Përveç porteve të ngarkim-shkarkimit ne detin Mesdhe në listën e vendeve që shkëmbejnë mallra me portin e Durrësit bëjnë pjesë edhe ShBA, Gjermania, Izraeli dhe Ukraina.