APD: A fro 500 mijë ton mallra të përpunuar vetëm në Terminalin Perëndimor – 13 Shtator 2019
Në Terminalin e Mallrave Gjenerale të portit të Durrësit, që njihet si Terminali Perëndimor gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti janë përpunuar afro një gjysëm milion ton mallra të ndryshme. Sipas të dhënave statistikore nga APD, në këtë Terminal gjatë këtyre 8 muajve janë përpunuar 186 anije, një numër më i madh se sa i atyre të përpunuar në dy terminalet e tjerë ku përpunohen anije. Pjesa më e madhe e mallrave të përpunuar i përkasin importeve me 496,233 ton, ku bëjnë pjesë gruri, hekuri, melamina, llamarina, pleh kimik e nitrat, çimento, xhamat, etj. 178 nga anijet e përpunuara në 8 muaj kanë sjellë mallra importi, ndërsa pjesa tjetër janë nisur të ngarkuara me mallra eksporti – mësohet nga statistikat portuale.