Anija librari “Logos Hope”, e akostuar në Portin e Durrësit prej një jave, ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra vizitorëve të moshave të ndryshme. Vetëm nga shkolla të arsimit parauniversitar numërohen rreth 1200 nxënës që kanë shfletuar larmishmërinë e librave që ndodhen brenda saj, por edhe elementeve të ndryshëm që ndodhen brenda saj që kanë tërhequr vëmendjen e tyre.
Autoriteti Portual Durrës, nëpërmjet efektivëve të sigurisë portuale, në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore Durrës, janë kujdesur për koordinimin e vizitave në anije dhe mbarëvajtjen e tyre.
Kur kanë mbetur dhe pak ditë qëndrimi të anijes në Durrës, interesi vijon të jetë i shtuar nga nxënës e qytetarë që do e vizitojnë atë, sipas programit dhe orareve të planifikuara.
Ekuipazhi prej 400 vullnetarësh nga 64 kombësi të ndryshmë të botës ka rezervuar mikëpritje të veçantë për vizitorët.