APD: Anija “Titanio” me gjatësi 240 metra përpunohet në Terminalin e Kontejnerëve

Paraditen e së martës në Terminalin e Kontejnerëve ka nisur përpunimi i anijes “Titanio”, me gjatësi 240 metra. Ajo do të shkarkojë 560 kontejnerë dhe pritet të marrë në bord po aq kontejnerë të tjerë.

Burime nga Qendra e Informacionit në APD, që ofruan edhe disa foto nga mbërritja e anijes në port, bënë të ditur se kjo është anija më e madhe që është ankoruar në këtë Terminal. “Titanio” me gjatësi 240 metra e gjërësi 37.5 metra ka mbërritur nga porti i Gioia Tauros (Itali) dhe ka një thellësi zhytjeje prej 7.5 metra.

Në portin e Durrësit gjatë 8 muajve të parë të këtij viti janë përpunuar mbi 90 mijë kontejnerë TEU (njësi kontejnerike) gjithsej.