APD: Anijet e eksport‐importit me Durrësin, për tre muaj në 35 porte

Anijet tregtare që transportojnë mallra import‐eksporti drejt/nga porti i Durrësit, gjatë 3 muajve të parë të këtij viti kanë lundruar drejt 11 vendeve të ndryshme.

Portet e vendeve të Mesdheut janë më të frekuentuarat nga anijet me mallra import‐eksporti, por nuk mungojnë edhe vende si Rusia, Turqia, Bullgaria, Ukraina, etj.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, Turqia, është vendi me numrin më të madh i porteve, plot 10 të tillë, ku gjatë periudhës janar‐mars të këtij viti janë përpunuar anijet që mbërrijnë më pas në Durrës apo që nisen prej tij.

Më pas vijnë Italia dhe Rusia, secili me nga 6 porte të frekuentuara nga anijet me mallra për/nga porti i Durrësit, si dhe Greqia, Franca dhe Ukraina.

Në këto tre vende, anijet tregtare me mallra import‐eksporti për/nga Durrësi gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë përpunuar përkatësisht në tre porte secili.

Anijet tregtare që i drejtohen Durrësit gjatë vitit ndalen edhe në porte të vendeve të tjera si Rumani, Kroaci, Ekuador, Tunizi, SHBA, Qipro, etj.