10 dhjetor 2025
Në Portin e Durrësit u zhvillua ceremonia e certifikimit për 36 operatorë vinçash, të cilët përfunduan me sukses trajnimin dy mujor teorik dhe praktik sipas kurrikulave europiane.
Procesi u mundësua nga Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare, e cila vijon të promovojë trajnimin dhe kualifikimin profesional të stafit portual, duke ngritur standardet e formimit në përputhje me kërkesat bashkëkohore.
Operatorët u pajisën me dëshmi të reja me barkod, që sigurojnë verifikim të menjëhershëm, transparencë dhe rritje të sigurisë në punë.
Ky proces forcon besueshmërinë e operacioneve portuale dhe garanton që ngarkim–shkarkimi të kryhet nga personel i kualifikuar, i certifikuar dhe i trajnuar, në një mjedis dinamik dhe të standardizuar ndërkombëtarisht.



