Besimtarët ortodoksë kremtuan sot në Durrës festën që simbolizon ditën e shenjtë të “Ujit të Bekuar”.
Pas meshës së Liturgjisë Hyjnore dhe shërbesës së Ajazmës së Madhe në katedralen e Shën Pavlit dhe Shën Astit ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë u zhvillua pranë kalatës 5 në portin më të madh të vendit.
Tre të rinjtë pjesmarrës në garën simbolike sfiduan temperaturat mjaft të ulëta, ndërsa kryqi u kap nga 30-vjeçari Nikolla Bici, pjesëmarrës për herë të parë.
Ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë zhvillohet prej afro 30 vjetësh në mjediset e portit të Durrësit.
Si çdo vit Forca e Sigurisë Portuale, palombarët, personeli mjeksor dhe trupa Zjarrfikëse të APD-së u kujdesën për mbarëvajtjen e kësaj ceremonie.