APD: Delegacioni Francez viziton portin e Durrësit

Një delegacion Francez nga Instituti i Studimeve të Larta të Mbrojtjes Kombëtare ( Institut des Hautes Etudes de Defence Nationale (IHEDN)), i cili kryesohej nga Ambasadorja e Republikës Franceze në Tiranë, Christina  Vasak, vizitoi të djelën në mesditë portin e Durrësit.

Delegacioni francez u prit nga Zv. Drejtori i Përgjithshëm i APD, Petrit Çerçizi, i cili pasi përshëndeti mysafirët nënvizoi rëndësinë e takimeve të tilla.

Gjatë Takimit në sallën e Konferencave të APD, u shfaq një dokumentar i shkurtër mbi portin e Durrësit.

Specialistët e Promocionit dhe ata të Sigurisë portuale prezantuan situatën aktuale në portin e Durrësit, kapacitetet dhe funksionimin e tij, si dhe bashkëpunimin me institucionet dhe organizmat e tjerë në këtë hapësirë.

Ata iu përgjigjën interesimit të përfaqësuesve të Institutit Francez mbi destinacionet e mallrave si dhe për projektet kryesore që po zbatohen në portin më të madh të vendit.

Delegacioni francez vizitoi më pas dy nga Terminalet e portit, Terminalin Perëndimor dhe atë të Trageteve.

img_0456
img_0352
img_0380
img_0356
img_0390
img_0403
img_0412
img_0429