APD: Deri të djelën priten 8 anije me 32 mijë ton mallra importi

Në kalatat e Terminalit Perëndimor sot po përpunohen 4 anije me afro 14 mijë ton mallra të ndryshme, si grurë, sojë, çimento, nitrat dhe pleh bujqësor Dap. Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se deri ditën e djelë në portin më të madh të vendt priten 8 anije të tjera, njëra nga të cilat ka mbërritur në radën portuale sot në orët e para të ditës.

Anijet tregtare janë planifikuar të përpunohen në kalatat 1, 2, 4 e 5, si dhe në kalatat e Terminalit Lindor 10 dhe 11.

8 anijet që pritet të mbërrijnë deri të djelën, do të sjellin mbi 32 mijë ton mallra importi gjithsej, si melaminë, grurë, ure’, skrap dhe qymyr.