Një grup prej më shumë se 50 gazetarësh vizituan sot portin e Durrësit në kuadër të
veprimtarisë “Dita e miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë”. Edicioni I dytë I kësaj veprimtarie të organizuar nga Unioni I Gazetarëve Shqiptarë UGSH dhe shoqata Ressegnatia ka sjellë në Durrës gazetarë dhe punonjës të medias nga vendi ynë, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Turqia.
Gazetarët u pritën nga Drejtori I përgjithshëm ekzekutiv I APD, Gazmend Shalsi, I cili gjatë Takimit të organizuar në sallën e konferencave u uroi të pranishmëve mirëseardhjen në portin më të madh të vendit. Z. Shalsi vlerësoi misionin e punonjësve të shtypit dhe të medias në përgjithësi, dhe I ftoi ata për bashkëpunime të mëtejshme, duke kujtuar njëkohësisht rëndësinë e vërtetësisë së lajmit.
Të pranishmit shfaqën interes për tu njohur me politikat portuale në përgjithësi, me rëndësinë e portit të Durrësit në panoramën mesdhetare si dhe me elementët e sigurisë në porte.
Kryetari I Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa falenderoi për mikpritjen Drejtorin e përgjithshëm ekzekutiv të APD, Gazmend Shalsi. Një foto-kujtim me të gjithë gazetarët e pranishëm si dhe mikpritësit e Portit të Durrësit përmbylli këtë Takim.