APD: Dy anije me kontejnerë e çimento, dhe dy tragete në përpunim

-Sot priten edhe tre anije të tjera me kontejnerë dhe melaminë-

Dy anije me kontejnerë dhe çimento po përpunohen sot paradite në kalatat e portit të Durrësit, ndërsa priten edhe tre anije të tjera me kontejnerë dhe melaminë.

Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet se tragetet “AF Marina” dhe “Bari” të linjës Bari – Durrës janë ankoruar pranë Terminalit të udhëtarëve sot rreth orës 7.30 paradite.

Në Terminalin Lindor që nga dita e djelë po ngarkohet me 4100 ton çimento për eksport anija “Golden Bay”. Në Terminalin e Kontejnerëve që prej një ore nga anija “Asiatic Liberty” ka nisur shkarkimi i 99 kontejnerëve.

Nga i njejti burimn mësohet se në radën portuale pret radhën për tu shkarkuar anija “Max Value” me 701 kontejnerë, ndërsa në pritje janë edhe anijet “NS Dante” dhe “Gunce Akay” me afro 8.800 ton lidhje melamine gjithsej.