APD/ Dy anijet më të veçanta të flotës detare botërore gjatë qëndrimit të tyre në Portin e Durrësit, tërhoqën vëmendjen e qindra vizitorëve/ 21 tetor 2022

Si rrallëherë në Portin e Durrësit, dy prej anijeve më të veçanta të flotës detare botërore, mbretëresha e velierave “Amerigo Vespucci”dhe libraria lundruese më e madhe në botë “Logos Hope”, u kthyen në atraksione për qindra qytetarë kureshtarë, të cilët patën mundësinë t’i vizitojnë ato nga afër, gjatë qëndrimit në Portin e Durrësit.

Anija librari më e madhe në botë “Logos Hope” qëndroi e akostuar në kalatën nr.4 të Portit të Durrësit për rreth 10 ditë, duke marë vëmendjen e qytetarëve të grupmoshave të ndryshme, që e vizituan atë dhe u njohën nga afër me titujt e librave dhe historikun e “fshehur” brenda saj. Nxënësit e shkollave publike dhe jo publike të Durrësit, por jo vetëm, ishin ata që patën mundësinë dhe shfrytëzuan këtë event të rëndësishëm kulturor, për t’u njohur me mbi 5000 titujt e librave që anija kishte në bordin e saj, por dhe historikun e mbi 64 kombësive që përfaqësonin 400 vullentarët brenda saj.
Nga Autoritetit Portual Durrës u mundësua logjistika dhe gjithë kushtet e nevojshme për qëndrimin e anijes në kalatën nr.4, por edhe gatishmërinë e efektivëve të Forcës së Sigurisë Portuale, Divizionit Operacional,etj.

Por, edhe mbërritja dhe qëndrimi 3 ditori i anijes- shkollë italiane ‘Amerigo Vespucci’në Portin e Durrësit, e konsideruar si anija më e bukur në botë, ishte një tjetër ngjarje e rëndësishme për diplomacionë detare shqiptare.

Vizita e këtyre dy anijeve në Portin e Durrësit, bënë që Porti të hap dyert për qindra kureshtarë, të cilët përllogariten mbi 16,000 të tillë, pjesa më e madhe e të cilëve i tërhoqi historiku i më të bukurës së marinës italiane dhe veprimataria e saj 91 vjeçare.