APD/ Dy jahte luksoze mbërritën sot në portin e Durrësit/ 26 gusht 2020

Dy jahte luksozë janë akostuar sot paradite në portin më të madh të vendit, në kalatën 2 dhe 5, ndërsa në kalata vijon përpunimi i tre anijeve tregtare. Që nga fillimi i këtij viti në Durrës janë ankoruar 79 jahte turistike të madhësive të ndryshme.

Nga Qendra e Informacionit mësohet se jahti “Queen Ana” mban flamurin e Ishujve Kajmane dhe është i regjistruar në Portin e George Town-it, ka një gjatësi 24 metra dhe gjërësi 6, 52 metër. Ka mbërritur nga Porti i Dubrovnikut (Kroaci).

Jahti tjetër i emërtuar “Thalia” mbërriti nga porti i Tivarit (Mali I Zi) dhe ka një gjatësi 23 metra, gjërësi 5,79 metër, si dhe një tonazh prej 66 tonësh, i cili mund të mbajë deri në 13 persona në bord..

Të dy jahtet do të marrin shërbimet e  kërkuara në port, për të vijuar më pas lundrimin drejt destinacioneve të tyre.