APD/ E martë 03.08.2021/ Mbi 20 mijë tonë mall në proces përpunimi, 2 anije në Radën portuale, 6 në pritje/ 03 gusht 2021

Fillimi i muajit gusht ka nisur me densitet të lartë përpunimi malli në të gjitha kalatat portuale. Aktualisht në portin më të madh të vendit, përgjatë ditës së sotme, janë në proces ngarkim- shkarkimi 6 anije tregtare me mbi 20 mijë tonë mall të ndryshëm si; skrap, klinker, çimento hekur dhe konteinerë.

Në Radën portuale ndodhen dy anije tregtare të cilat kanë në hambarë rreth 3388 tonë skrap.

Gjatë orëve në vijim pritet të akostohen në molet e vënë në dispozicion 6 anije tregtare me 21, 546 tonë mall si; çimento, konteinerë, qymyr dhe detergjentë.

Kushtet atmosferike, temperaturat e larta dhe moti i qëndrueshëm, kanë ndihmuar nisjen dhe mbërritjen në kohë në destinacion të të gjitha anijeve tregtare të cilat pëpunohen në port. Era fryn me shpejtësi 5 m/s me drejtim veri perëndimin, duke e bërë valëzimin dy ballë në det.