APD – FSPD: Testim alarmi anti-eksploziv në Terminalin e Trageteve, evakuimi në 17 minuta

Një bagazh i pashoqëruar në sallën e udhëtarëve në Terminalin e Trageteve ka shërbyer si nisma e një testimi për alarm në këtë zonë të rëndësishme portuale. Vetëm drejtuesit e Autoritetit Portual dhe të Autoritetit Shtetëror të Sigurisë kanë qenë në dijeni të këtij testimi antiterror, që u zhvillua në orarin e nisjes së trageteve në një nga zonat më të populluara të portit më të madh të vendit tonë.

Në zbatim të masave të parashikuara në këto raste, të gjithë udhëtarët u evakuuan nga Terminali i Trageteve, ndërsa u mbyllën portat hyrëse dhe dalëse të portit. Gjithashtu u morrën masa edhe për sigurinë e trageteve në akuatorium.

Në vendgjarje u afruan mjetet zjarrfikëse dhe autoambulanca e APD, ndërsa u kryen kontrollet përkatëse të çantës me pajisjet antieksploziv edhe me qen zbulues.

Pasi u kërkua edhe mirkuptimi i udhëtarëve gjith[ka u kthye në normalitet .