Një bagazh i pashoqëruar në sallën e udhëtarëve në Terminalin e Trageteve ka shërbyer si nisma e një testimi për alarm në këtë zonë të rëndësishme portuale. Vetëm drejtuesit e Autoritetit Portual dhe të Autoritetit Shtetëror të Sigurisë kanë qenë në dijeni të këtij testimi antiterror, që u zhvillua në orarin e mbërritjes së trageteve në një nga zonat më të populluara të portit më të madh të vendit tonë.
Në zbatim të ligjit 168/2013 “Mbi sigurinë në anije dhe në porte”, Plani i Sigurisë së Portit, Kodi Ndërkombëtar i sigurisë në anije dhe në porte (Kodi ISPS), si dhe Planit Vjetor Stërvitor të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, në portin e Durrësit u zhvillua sot ushtrimi i planizuar “Objekt i dyshimtë i gjetur në port/anije” si dhe “Menaxhim të turmave/krizave”.
Në këtë ushtrim të simuluar morën pjesë Forcat e Sigurisë Portuale, Policia e Migracionit dhe Kufirirt të portit të Durrësit, Reparti i PMNZSH së portit të Durrësit si dhe Sektorit të Shëndetësisë së portit të Durrësit, nën monitorimin e Autoritetit Shtetëror të Sigurisë në anije dhe portet e hapura të Shqipërisë.
Në zbatim të masave të parashikuara në këto raste, të gjithë udhëtarët u evakuuan nga Terminali i Trageteve. Gjithashtu u morrën masa edhe për sigurinë e trageteve në akuatorium. Në vendgjarje u afruan mjetet zjarrfikëse dhe autoambulanca e APD, ndërsa u kryen kontrollet përkatëse të çantës me pajisjet antieksploziv edhe me qen zbulues. Pasi u kërkua edhe mirkuptimi i udhëtarëve gjith[ka u kthye në normalitet .
Në përfundim, z.Hysni Aruçi, Drejtor i Autoritetit Shtetëror të Sigurisë në anije dhe portet e hapura të Shqipërisë, e vlerësoi si të suksesshëm ushtrimin e kryer.