Testimi mbi kalimin në nivelin II të SigurisëDetare ka vënë në lëvizje sot Forcat e Sigurisë Portuale, Kapitenin e Portit, Policinë e Kufirit dhe Migracionit, Dispeçerinë e portit, si dhe Zjarrfikësit dhe Ambulancën e tij. Për afro 75 minuta forcat e sigurisë në bashkëpunim të plotë me njera tjetrën dhe duke vlerësuar informacionet e marra, kanë rritur masat e sigurisë në kontrollet në hyrje-dalje të njerëzve, si dhe në verifikimin e mjeteve detare dhe të automjeteve.
Gjithçka ka nisur pas mesditës, kur Drejtori i Autoritetit Shtetëror të Sigurisë Detare ka urdhëruar kalimin në niveline e II të Sigurisë Detare si dhe zbatimin e pro[edurave për këtë nivel në Terminalin Lindor. Bllokimi i sinjaleve dixhitale ishte një nga masat e para që morrën specialistët. Stimulimi i zbulimit në një anije të një objekti të dyshimtë eksploziv ka sjellë në kalatat e Terminalit polumbarët, patrullat e FSPD dhe mjetin lundrues për inspektim. Më pas është punuar në bashkëpunim me specialistin e Policisë, së bashku me qenin nuhatës të eksplozivëve. Në përfundim situata është rikthyer në nivelin I normal të sigurisë detare Ky është testimi i radhës dhe sipas drejtuesve të FSPD ushtrimet e ardhshme do të kenë koeficent vështirësie më të lartë.