APD/ Fundjava regjistron fluks në dalje, mbi 14 mijë udhëtarë kanë lundruar drejt Italisë/ 23 gusht 2021

Që prej një jave, tragetet që nisen nga Durrësi drejt Barit dhe Ankonës, po transportojnë një numër në rritje të udhëtarëve vendas dhe të huaj.

Përfundimi i pushimeve verore i ka drejtuar në dy qytetet-port të Italisë shumicë e qytetarëve, që jetojnë dhe punojnë në vendet e Evropës.

Vetëm gjatë fundjavës së kaluar tragetet janë shfrytëzuar në dalje nga Durrësi prej më shumë se 14 mijë udhëtarëve me 3,500 autovetura, ndërsa numri I udhëtarëve në mbërritje është më i vogël se 2,500 me 680 autovetura gjithsej.

Gjatë fundjavës, tragetet kanë kryer nga 5 lundrime vajtje-ardhje në ditë dhe numri i udhëtarëve që po largohen nëpërmjet portit të Durrësit pritet të vijë duke u rritur.

Statistikat e hyrje-daljeve nga dt. 21 dhe 22.08.2021
Hyrje në Durrës:

  • 2,431 pasagjerë
  • 683 automjete,
  • 116 kamionë/trailerë
  • Dalje nga Durrësi:
  • 14, 803 pasagjerë
  • 3,517 automjete
  • 178 kamionë/trailerë