APD, fundjava: Rritet numri i udhëtarëve dhe automjeteve me tragete

Mbi 5,800 udhëtarë me më shumë se 1,100 autovetura kanë shfrytëzuar gjatë kësaj fundjave tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim. Stina e verës dhe mbërritja e bashkëatdhëtarëve dhe turistëve të huaj për pushime e kanë rritur numrin e udhëtarëve me tragete drejt Durrësit.

Nga të dhënat operative të APD mësohet se nga e premtja deri të djelën 3,138 udhëtarë me 670 autovetura kanë mbërritur me tragete në portin më të madh të vendit, ndërkaq 2,686 udhëtarë të tjerë me 447 autovetura janë nisur drejt Barit dhe Ankonës. Gjatë periudhës së fundit tre-ditore 14-16 qershor janë transportuar me tragete edhe 889 kamjonë dhe trajlerë me mallra të ndryshme gjithsej. Përpunimi i udhëtarëve dhe automjeteve në Terminalin e Trageteve është kryer brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe, falë bashkëpunimit të organizmave portualë dhe agjencive me FSPD dhe Policinë Kufitare