Gjashtë anije tregtare me rreth 18 mijë ton mallra të ndryshme po përpunohen sot në mesditë në kalatat e portit më të madh të vendit.
Në Terminalin Perëndimor janë akostuar edhe 7 jahte turistike të madhësive të ndryshme.
Nga Qendra e informacionit në APD, mësohet se nga katër anijet që po përpunohen në Terminalin e Mallrave Gjenerale skuadrat stivadore po shkarkojnë çimento, nitrat dhe melaminë.
Ndërkaq në kalatën 6 sapo ka nisur përpunimi i 192 kontejnerëve me mallra të ndryshme.
Në Terminalin Lindor, një anije tjetër po ngarkohet me 5,000 ton çimento për eksport.
Sipas Qendrës së Informacionit, në radën portuale ndodhet një anije me 212 kontejnerë, ndërsa po sot pritet edhe një anije tjetër me 5500 ton qymyr.