APD: import-eksporte me anije në 55 porte të botës në 6 muaj 2018

Në periudhën janar-qershor të këtij viti mallrat për import-eksportet nga/drejt Durrësit janë transportuar me anije në 55 porte në 19 vende të të Europës, Afrikës, Azisë dhe Amerikës.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave, mësohet se anijet që janë nisur nga Durrësi me mallra eksporti ose që kanë mbërritur në portin më të madh të vendit tonë me mallra importi, janë ndalur në 19 porte të Turqisë, vendi me të cilin janë shkëmbyer 19 përqind e importeve dhe 8 përqind e eksporteve nga Durrësi. Mallrat e nisura nga/drejt Durrësit janë përpunuar gjithashtu nga anijet në 9 porte të Italisë, në 6 porte të Rusisë dhe 4 të tjera në Greqi. Anijet me mallra që nisen ose vijnë në Durrës janë përpunuar gjithashtu në Ukrainë, Kroaci, Spanjë, Francë, Bullgari, Tunizi, Libi, Liban, Egjypt, Maltë, SHBA, Venezuelë, Izrael, etj