APD/Jahti “Crowbridge”, i parë i inauguruar që nga periudha e mbylljes si pasojë e pandemisë COVID-19, ndalet në Portin e Durrësit/ 31 korrik 2020

Jahti “Crowbridge”, i parë i inauguruar që nga periudha e mbylljes si pasojë e pandemisë COVID 19, i cili konsiderohet si një ‘injeksion optimizmi’ për ekzekutivët e studios së tij projektuese, ndalet për herë të parë Portin e Durrësit.
Një mjet lundrimi oqeanik impresionues, me një gjatësi prej 42M dhe kapacitet zhytës prej 2.3M, i ndërtuar nga Cantiere delle Marche, i cili preku për herë të parë ujërat detarë muajin e kaluar.

Projektuar nga i famshmi Tommaso Spadolini me arkitekturë navale nga HydroTec, “Crowbridge”.
Ai përfaqëson një jaht të mirëfilltë eksplorues me një siluetë e cila karakterizohet nga linja të pastra dhe plot hijeshi.

Përtej estetikës së jashtme ky jaht motorrik zotëron edhe veçori tekniko-navale të jashtëzakonshme, siç është përshtatshmëria e kapacitetetit lundrues me të gjitha kushtet klimaterike falë formave unike dhe dizajnit, i cili ofron siguri, rehati dhe shumë argëtim në bord.

Çdo detaj i brendshëm apo i jashtëm i këtij mjeti inovativ lundrues është projektuar dhe përshtatur plotësisht sipas kërkesave të porositësit.
Sot ai u akostua në kalëtën nr. 5 të Portit detar dhe pas qëndrimit disa orësh do të vijojë lundrimin drejt Napolit.