APD: Janar-16 Shtator, në port po aq jahte sa në të gjithë vitin 2018

APD: Janar-16 Shtator, në port po aq jahte sa në të gjithë vitin 2018 – 16 Shtator 

jahtet2019_1

Që nga fillimi i këtij viti numri i jahteve që kanë vizituar Durrësin ka arritur në 378, thuajse i njejti numër me atë të jahteve që mbërritën në Durrës gjatë gjithë vitit 2018. Pjesa më e madhe janë akostuar në kalatën 4, e sistemuar enkas për anijet turistike. Vetëm të hënën paradite në portin e Durrësit u akostuan tre jahte luksozë me gjatësi nga 50 deri në 74 metra. Dy prej tyre mbërritën nga porti i Splitit, ndërsa i treti nga një port i Greqisë. Burime nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, bëjnë të ditur se superjahtet “Planet nine”, “Mogambo” dhe “Power play”, me gjatësi përkatësisht 74 mt, 62 mt dhe 50 mt, janë vendosur në kalatat 4 dhe 5 pranë katër jahteve të tjerë me përmasa të vogla, që mbërritën në portin më të madh të vendit fundjavën e kaluar. Përveç shërbimeve portuale, turistët dhe personeli i jahteve kanë vizituar qendrat arkeologjike të qytetit tonë. Koha e qëndrimit të jahteve turistike në kalatat e Terminalit perëndimor shkon deri në 10 ditë.

jahtet2019_2
jahtet2019_3
jahtet2019_4