APD Janar 2019: në portin e Durrësit përpunohen 39 anije dhe 85 tragete

39 anije dhe 85 tragete janë përpunuar gjatë muajit janar të këtij viti në portin e Durrësit.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, brenda muajit të parë të vitit 2019 në portin më të madh të vendit janë përpunuar mbi 275 mijë ton mallra gjithsej.

62.786 ton janë përpunuar nga tragetet, ndërsa 212.387 ton të tjera janë përpunuar nga anijet tregtare – saktësuan burimet nga Sektori i Statistikave. Sipas të njejtave burime, gjatë muajit janar 2019, anijet dhe tragetet kanë sjellë në Durrës afro 189 mijë ton mallra importi, ndërsa sasia e mallrave të eksportuara arrin në mbi 86 mijë ton gjithsej.

Në Terminalin e Mallrave Gjenerale (Terminali Peëndimor) brenda muajit të kaluar janë përpunuar 18 anije; 13 në Terminalin e Kontejnerëve dhe 8 të tjera në Terminalin Lindor.