APD: janar 2019, në Terminalin e Kontejnerëve përpunohen afro 10 mijë TEU

Në Terminalin e Kontejnerëve të portit të Durrësit gjatë muajit janar 2019 janë përpunuar 13 anije të specializuara, me afro 10 mijë kontejnerë TEU (njësi kontejnerike) gjithsej.

Numri i kontejnerëve për eksport në muajin janar, 4966 TEU gjithsej, është thuajse i barabartë me numrin e kontejnerëve nga importi, 4.925 TEU që kanë mbërritur me anije në Durrës.

Gjatë vitit 2018 në portin më të madh të vendit janë përpunuar 134.526 kontejnerë (njësi kontejnerike TEU).

Brenda vitit që lamë pas, në Terminalin e Kontejnerëve janë përpunuar 185 anije të specializuara gjithsej.