APD: Janar-Gusht 2019, përpunohen 14 përqind mallra më shumë se vjet

APD: J anar-Gusht 2019, përpunohen 14 përqind mallra më shumë se vjet – 13 Shtator 2019

stat1

416 anije dhe 724 tragete janë përpunuar gjatë periudhës janar – gusht të këtij viti në portin e Durrësit – bëhet e ditur nga sektori i Statistikave në Autoritetin Portual, ndërsa mësohet se volumi i mallrave të përpunuara e ka tejkaluar me 14 përqind volumin e mallrave që janë përpunuar në të njejtën periudhë të vitit 2018. Në këto tetë muaj në kalatat e katër Terminaleve portualë janë përpunuar 2,757,609 ton mallra gjithsej, ose rreth 333 mijë ton më shumë se sa vitin e kaluar. Sipas statistikave portuale, pjesa më e madhe, mbi 2,15 milion ton mallra janë përpunuar nga anije tregtare që kanë mbërritur ose janë nisur të ngarkuar me mallra në portin më të madh të vendit. Shifra është 16 përqind më e lartë se sa ajo e janar-gushtit 2018, shtuan burimet, sipas të cilave volumi i mallrave të përpunuara nga tragetet arrin në afro 600 mijë ton, ose 5 përqind më shumë se sa vjet.

stst5
stat4
stat2
stat3