APD, janar – maj 2019: 708 mjete lundruese në kalata, 31 anije e tragete më shumë se sa viti i kaluar

Gjatë periudhës janar-maj të këtij viti në kalatat e portit janë akostuar dhe përpunuar 708 mjete lundruese gjithsej.

Sipas të dhënave nga Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2018 kjo shifër është 31 njësi më e lartë, ose 4.57 % më shumë se sa 5-mujori i vitit të kaluar.

Në tre Terminalet janë përpunuar më shumë anije; në Terminalin lindor kanë hyrë 5 anije më shumë; në Terminalin perendimor janë përpunuar 14 anije më shumë se po e njejta periudhe e vitit 2018 dhe në Terminalin e udhëtarëve 13 tragete më shumë se 5 – mujori i vitit 2018.

Nga të njejtat burime, mësohet se për periudhën janar – maj 2019 janë përpunuar 79,656 ton më shumë mallra, ose e shprehur në përqindje 5 % më shumë se 5- mujori i vitit 2018. Volumi i përgjithshëm i mallrave të përpunuar në 5 muajt e parë të këtij viti në portin më të madh të vendit arrin në 1,644,564 ton mallra gjithsej.