APD, janar – mars 2018: 8.909 kontejnërë TEU më shumë se në 3-mujorin 2017

Gjatë 3 muajve të parë të këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit janë përpunuar 33.416 kontejnerë TEU (njësi kontejnerike) gjithsej. Shifra e këtij viti shënon një rritje prej 8.909 kontejnerë TEU më shumë se sa e njejta periudhë e vitit të kaluar.

Burimet nga Sektori i Statistikave në APD, bëjnë të ditur se gjatë këtyre tre muajve në Terminalin e Kontejnerëve janë përpunuar 50 anije të specializuara. Në 3-mujorin e parë të vitit 2018 janë përpunuar 16.613 kontejnerë TEU me mallra eksporti, dhe thuajse po aq të tjerë, 16.803 gjithsej, me mallra importi. Gjatë 3 muajve të parë të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 355 anije dhe tragete me mbi 894 mijë ton mallra të ndryshme gjithsej, duke shënuar një rritje prej 14 përqind më shumë mallra, krahasuar me periudhën janar-mars të vitit 2017.