APD: Janar – nëntor 2018: Anijet dhe tragetet, 3.3 milion ton mallra në 11 muaj -Përpunohen 504 anije dhe 924 tragete-

Gjatë 11-mujorit të parë të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar mbi 3.3 milion ton mallra.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se, importet kanë shënuar një rritje prej 3 përqind, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2017.

Sipas të njejtit burim, anijet dhe tragetet kanë transportuar 2.232.550 ton mallra importi, ndërsa eksportet regjistruan vetëm 1.077.964 ton mallra. Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar mbi 805 mijë ton mallra me kamjonë dhe trajlerë, me një rritje prej 7 përqind, ndërsa anijet tregtare me mbi 2.5 milion ton mallra kanë pësuar një rënie në krahasim me periudhën 11-mujore të vitit të kaluar.

Gjatë periudhës janar -nëntor 2018 në të tre Terminalet e mallrave janë përpunuar 504 anije tregtare, ndërsa në Terminalin e Trageteve janë përpunuar 924 tragete, të cilat përveç udhëtarëve transportojnë edhe mallra me kamjonë dhe trajlerë.