Në Terminalin e Mallrave Gjenerale, që administrohet nga APD, në 6 muajt e parë të këtij viti janë përpunuar më shumë mallra dhe anije, se sa në të njejtën periudhë të dy viteve të kaluara. Nga Sektori i Statistikave në APD, mësohet se në periudhën janar-qershor 2019 në kalatat e Terminalit Perëndimor, (siç njihet ndryshe ai), janë përpunuar 368,982 ton mallra të ndryshme eksport-importi. Sipas të njejtit burim, gjatë vitit 2018 në të njejtën periudhë u përpunuan 315,390 ton mallra nga 120 anije gjithsej, shifra përkatësisht 53.592 ton dhe 17 anije më pak se sa volumi dhe numri i anijeve të përpunuara në 6-mujorin që u mbyll. Shifrat e këtij viti janë më të larta edhe se sa ato të vitit 2017 – saktësuan burimet, duke ofruar edhe një të dhënë tjetër: Sasia mesatare e mallrave që janë përpunuar nga çdo anije gjatë këtij 6-mujori llogaritet në 2,693 ton/anije, ndërsa vitin e kaluar ajo nuk e kalonte mesataren prej 2,628 ton/anije.