APD: Janar-qershor në Terminal, 5,308 konteinerë më shumë se sa 6-mujori 2018

Në Terminalin e Kontejerëve në portin e Durrësit në 6 muajt e parë të këtij viti janë përpunuar 70.483 njesi kontejnerike TEU gjithsej.

Në periudhën janar-qershor 2019 në Terminalin përkatës janë përpunuar 94 anije të specializuara për transport kontejnerësh.

Në Sektorin e Statistikave në Autoritetin Portual Durrës, mësohet se shifra e këtij 6-mujori është 5,308 njësi më e lartë se sa ajo e regjistruar në fund të 6-mujorit 2018.

Shifra më të larta janë shënuar edhe në përpunimin e konteinerëve nga importi dhe për eksport. Nga i njejti burim, mësohet se numri i kontejnerëve për eksport dhe nga importi është thuajse i njejtë, mbi 35 mijë njësi në secilin drejtim.

Sipas statistikave portuale, që nga viti 2013 numri i kontejnerëve të përpunuar në portin më të madh të vendit ka pësuar një rritje të ndjeshme.

001_copy_2
kont 002
kont 003
kont 004