APD/ Janar- Shkurt 2020, transporti detar është preferuar nga 3% më shumë udhëtarë se një vit më parë 4 Mars 2020

83 mijë udhëtarë, mes të cilëve 19.260 shtetas të huaj

Rreth 83 mijë udhëtarë kanë preferuar të lundrojnë me tragete nga/drejt Durrësit gjatë dy muajve të parë të këtij viti.

Megjithëse janë kryer 7 lundrime më pak se vjet, shifra e udhëtarëve është 3% më e lartë se sa 2-mujori i parë i vitit 2019 – bëhet e ditur nga Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual.

Nga i njejti burim mësohet se 19.260 prej tyre janë të huaj, duke shënuar një rritje prej 3 %, krahasuar me janar-shkurtin e vitit të kaluar.

Afro 52 mijë udhëtarë i kanë shfrytëzuar tragetet në dalje nga Durrësi, ndërsa 31 mijë të tjerë kanë hyrë në vendin tonë nga porti i Durrësit.

Gjatë këtyre dy muajve tragetet kanë transportuar gjithashtu 5,691 kamionë dhe trailerë me afro 130 mijë ton mallra eksport-importi.