APD: Janar-shtator 2019, në Portin e Durrësit përpunohen 404 mijë ton mallra më shumë se sa vjet

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 3,12 milion ton mallra, ose 15 përqind më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit 2018.

Ndërkaq, eksportet nga Durrësi me afro 903 mijë ton kanë patur një rritje prej 4 përqind krahasuar me vjet, ndërsa rritja e volumit të mallrave të importit arrin në 20 përqind.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në Autoritetin portual, mësohet se volumi i mallrave të përpunuar gjatë këtij 9-mujori e ka tejkaluar me rreth 404 mijë ton volumin e mallrave që u përpunuan në të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Anijet tregtare që përpunohen në tre prej Terminaleve të portit më të madh të vendit tonë kanë arritur shifrën prej 2,44 milion ton mallra me një rritje prej 18 përqind më shumë se sa vitin e kaluar, ndërsa nga tragetet janë përpunuar në Terminalin përkatës afro 680 mijë ton mallra, ose 5 përqind më shumë se sa në janar-shtatorin e vitit 2018.

img_9888
img_7934
img_9727
img_7758
img_0209