Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim janë shfrytëzuar nga afro 757 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj me mbi 161 mijë autovetura.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se për çdo afro pesë udhëtarë, tragetet kanë transportuar një autoveturë. Ndërsa, numri I pasagjerëve të huaj që preferojnë tragetet e linjave ka ardhur në rritje; gjatë këtyre 10 muajve statistikat flasin për një numër në rënie të udhëtarëve shqiptarë.
Gjatë 10 muajve që lamë pas tragetet kanë transportuar mbi 226 mijë udhëtarë të huaj, ose 11 % më shumë se sa e njejta periudhë e vitit 2017.
Tragetet e linjave kanë transportuar gjithashtu në janar-tetorin e këtij viti 58.284 kamjonë dhe 2.447 trajlerë, një numër më i lartë se sa në 10 muajt e vitit 2017.