APD: Janar-tetor 2018, përpunohen 1702 mjete lundruese gjithsej, 462 prej tyre anije tregtare

Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti në portin e Durrësit janë ankoruar 1702 mjete lundruese, mes të cilave 462 anije tregtare dhe 851 tragete të linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim. Gjatë këtij 10-mujori në portin më të madh të vendit janë ankoruar gjithashtu edhe 851 tragete, 14 kroçera dhe 375 jahte turistike.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet në Terminalin e Mallrave Gjenerale (i njohur edhe si Terminali Perëndimor) në periudhën 10-mujore janë përpunuar 209 anije të tonazheve të ndryshme. Ndërkaq në Terminalin Lindor gjatë së njejtës periudhë janë ankoruar 103 anije gjithsej, 65 nga të cilat me mallra importi, ndërsa 38 të tjera janë ngarkuar me mallra për eksport. Në Terminalin e Kontejnerëve në periudhën janar-tetor 2018 janë përpunuar 150 anije gjithsej.