APD/Java nis me intensitet përpunes në kalatat portuale, 6 anije në proces përpunimi/ 14 shtator 2020

  • E hëna me gjashtë anije në përpunim
  • Në fundjavë përfundoi përpunimi i tre anijeve të tjera

Gjashtë anije me paleta melamine, grurë, xhama, qymyr, skrap dhe konteinerë po përpunohen paraditen e së hënës në tre Terminalet e mallrave në portin më të madh të vendit.

Në Qendrën e Informacionit në APD, mësohet se gjatë fundjavës së kaluar përfundoi përpunimi i tre anijeve, përkatësisht “Iskander” me 2,200 t grurë, “NS Sprinter” me 2,480 t hekur dhe “Sting” me 232 njësi kontejnerike TEU.

Nga i njejti burim, mësohet se sot paradite në port janë akostuar dhe po përpunohen anijet “Shahir Sabir” me 4,976 t grurë, “Ruth” me 2,760 t xhama si dhe “Dance” me 238 konteinerë.

Në port vijon edhe përpunimi i anijeve “”AK Denisa” me 3,943 t melaminë, “Lady Leyla” me 3,434 skrap dhe “Amadore” me 11,529 t qymyr.

Qendra e Informacionit njofton gjithashhtu, se gjatë ditëve të ardhshme priten katër anije të tjera, dy nga të cilat me 6,300 t gjithsej llamarinë dhe gurë mermeri, si dhe dy të tjera me 410 konteinerë.