Në tre nga katër Terminalet e portit të Durrësit, sot paradite po përpunohen 10 anije tregtare, me rreth 35 mijë tonë mallra të ndryshme, ndërsa në Terminalin e pasagjerëve, tragetet e linjës Bari-Durrës janë akostuar më shpejt se sa orari i parashikuar.
Tre anije të tjera tregtare kanë mbërritur në radën portuale, dhe katër anije me mallra tashmë janë drejtuar për në portin më të madh të vendit tonë.
Sipas Dispeçerisë së APD-sē, në Terminalin Perëndimor sot po përpunohen gjashtë anije me xhama, melaminë, DAP pleh për bujqësinë, hekur, grurë dhe çimento.
Në Terminalin Lindor, vijon shkarkimi i tre anijeve me hekur, llamarinë&profile dhe çimento.
Ndërkaq, në molin 6 të Terminalit të konteinerëve po përpunohen 312 copë konteinerë nga një anije tregtare.
Sipas të njejtit burim, mësohet se në radën portuale ndodhen dy anije perkatesisht me bërsi soje dhe çimento, si dhe një e tretë me 360 konteinerë.
Në dy ditët e ardhshme pritet të mbërrijnë edhe katër anije të tjera, tre nga të cilat me 10,380 tonë mallra si grurë dhe çimento, dhe një e katërt me 218 konteinerë.