-Drejtori Ekzekutiv, Artjan Qirici bisedë me Zv/presidentin Grant Holmes-
Kroçerat e kompanisë INCHAPE Shipping Services do të fillojnë lundrimet drejt Durrësit në vitin 2019.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, Artjan Qirici, priti dje në mesditë z. Grant Holmes, zv/president i Global VP Cruise Solutions, i cili shoqërohej me drejtuesit e dy prej agjencive më të mëdha turistike të vendit tonë.
Drejtori Ekzekutiv, Qirici, e njohu përfaqësuesin e lartë të kompanisë së kroçerave, me vizitat e turistëve të huaj përmes portit më të madh të vendit, si dhe me punën që po bëhet për të realizuar projektin e thellimit të basenit dhe kanalit hyrës në port.
Kompania angleze e kroçerave trajton 7 përqind të tregut global të turistëve me kroçera, si dhe rreth 80 përqind të turistëve që i drejtohen Dubait.
Kroçerat e standarteve Luxury, Discovery, Middle Cruiser dhe Mega Cruiser do të nisin lundrimet drejt Durrësit në vitin 2019, ndërsa pas thellimit të basenit do të mirëpriten edhe kroçerat me gjatësi mbi 300 mt.