Mbahen konsultime teknike me Komandën Detare të NATO-s (MARCOM) për Portin e ri të integruar të Durrësit në Porto Romano.
Ekipet e Autoritetit Portual Durrës, Forcës Detare dhe konsulentëve ndërkombëtare nga Royal Haskoning prezantuan përpara një paneli përfaqësuesish të Komandës detare të NATO-s konkluzionet pozitive të fizibilitetit teknik dhe financiar të Bazës Detare që parashikohet të ndërtohet në Porto Romano.
Një investim që i përgjigjet nevojave të Forcës tonë Detare për të modernizuar dhe zhvilluar infrastrukturën kritike dhe në mbështetje të kërkesave dhe standarteve operacionale të Aleancës në Mesdheun qendror.